Meta refuzon emërimin e Gjinushit
Për kryetarin e
Akademisë së Shkencave do të ketë sërish zgjedhje. Kjo pasi Presidenti iRepublikës Ilir Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit ne krye te këtijinstitucioni.Vendimi i kreut
të shtetit për t’i thënë jo kryetarit të zgjedhur në procesin e 24 Majit, vjenpas shqyrtimit të dokumentacionit që çuan në zgjedhjen e Gjinushit si Kryetartë Akademisë së Shkencave.Nga verifikimet
dhe duke i referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës publikuar në 13 Qershor,presidenti argumenton se ligjërisht Skënder Gjinushi ka mbajtur funksionin eKryetarit të Partisë Social-Demokrate deri në gjashtë qershor të 2019-ë.“Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD, dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019”.
Ky fakt sipas presidentit bie ndesh në kundërshtim me ligjin e Akademisë së Shkencave sipas të cilit, personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë së Shkencave. Pra prej thuajse 20 vitesh si anëtar i rregullt,Skënder Gjinushi, ka qenë në papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e mbajtje së këtij statusi. Përveç këtij argumenti kreu i shtetit thotë se edhe procesi i zgjedhjeve për kryetar të Akademisë ka patur probleme ligjore.
Tv Klan