Meta shpreh ngushëllimet për sulmin terrorist: Thellësisht i trishtuar
Në një letër dërguar kryetarit të Parlamentit britanik John Bercow, Presidenti i ardhshëm i vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për sulmin terrorist në Londër.
“Thellësisht
i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit.
Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare
“,- u shpreh ai./tvklan.al