Meta stafit mjekësorë: Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë
Presidenti i vendit Ilir Meta u ka kushtuar një mesazh mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personeli mbështetës mjekësorë që janë në vijë të parë të përballjes me pacientët e konfirmuar me koronavirus.
Meta shkruan se janë pikërisht ata heronjtë e kësaj beteje dhe se mirënjohja është e thellë.
“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!”. /tvklan.al