Meta takim me Bujar Osmanin: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve


Meta takim me Bujar Osmanin: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve

12:20 17/01/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe  nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rëndësinë e  zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit./tvklan.al

 

 






Të ngjashme