Meta takim me Dimitris Cacos, hartuesi i Kushtetutës shqiptare – (20 Janar 2001)


Meta takim me Dimitris Cacos, hartuesi i Kushtetutës shqiptare – (20 Janar 2001)

14:32 20/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Konstucionalisti i njohur grek që ka ndihmuar edhe për hartimin e Kushtetutës së re shqiptare, Dhimitris Cacos, ka vizituar këto ditë Tiranën me ftesë të kryeministrit Meta. Vizita e tij përkon edhe me botimin e Kushtetutës sonë në gjuhën greke. Cacos ka takuar personalitetet më të larta shqiptare, e në përfundim të takimit ka dhënë një konferencë për shtyp.

Kam ardhur këtu, tha ai, të ndihmojë në zbatimin e Kushtetutës shqiptare. Një Kushtetutë, vijoj Cacos, nuk mbaron me aprovimin e saj. Përkundrazi ajo aty fillon. Sipas tij Shqipëria është në fazën e përpjekjeve, që Kushtetutën e saj të aprovuar ta bëjë realitet. Cacos në krye të disa specialistëve deklaroi, se do të marrë me vete për të shqyrtuar problemet që kanë dalë në Shqipëri nga zbatimi i Kushtetutës, e më pas do të fillojë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme