Meta takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Washington
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta , gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka informuar zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë në Washington lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi.
Ndihmës Asistent Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Sëartz, Meta i tha të premten se kjo Reformë është në fazën e saj përfundimtare, të miratimit të saj.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Reforma në Drejtësi do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta çuar përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore.
Me rëndësi të veçantë, tha Meta, është rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional.
Ndërsa NdihmësAsistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Bruce Sëartz tha se SHBA do të vazhdojë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Teme diskutimi ka qenëedhe bashkëpunimin në kuadër të përballimit të krizës së refugjatëve dhe nevojës për një koordinim më të mirë mes vendeve për të parandaluar infiltrimin e terroristëve mes refugjatëve, që janë larguar nga vendet e tyre për arsye humanitare.
Tv Klan