Meta, takime për sigurinë në SHBA


Meta, takime për sigurinë në SHBA

15:53 14/05/2016

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, më të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë.

Duke vlerësuar efektet e krizës emigrantëve, sipas kryetarit të kuvendit, Shqipëria dhe SHBA duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre për një kontroll më rigoroz të kufijve në porte e aeroporte”

Gjithashtu Meta vuri në dukje se pas miratimit të Reformës në Drejtësi, është e domosdoshme që SHBA të intensifikojnë asistencën e tyre për një fazë të suksesshme zbatimi të saj.

Meta theksoi se në këtë kontekst, bashkëpunimi i ngushtë mes agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit merr një rëndësi të veçantë.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA,  kryeparlamentari Meta zhvilloi takime edhe në Departamentin e Shtetit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, z. Hoyt Brian Yee si dhe me zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjatë këtyre takimeve, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA ndaj konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Tv Klan

 






Të ngjashme