Meta takon Avokaten e Popullit
“Avokati i Popullit më njohu me Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni. Ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve”,
tha Meta.
Kreu i Shteti mbështet punën e Avokatit të Popullit dhe se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën
“Mbështes punën e Avokatit të Popullit, sepse roli i tij është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë në ushtrimin jokorrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës”
u shpreh Meta. /tvklan.al