Meta takon Pendarovskin
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij
të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.Kreu i shtetit ka biseduar me Pendarovskin lidhur me perspektivën e përbashkët të dy vendeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në Tetor. Gjithashtu Meta ka folur me homologun e tij edhe për dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së
Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjetpër çeljen e negociatave për anëtarësim në Tetor. Duhet të përfitojmë nga kymoment mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm përMaqedoninë e Veriut.Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga
dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëseqë forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”./tvklan.al