Meta: Të rivlerësohet historia


Meta: Të rivlerësohet historia

19:55 04/02/2014 META_$SHKRUTINë një ceremoni të zhvilluar në 70-vjetorin e masakrës së 4 Shkurtit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu keqardhje që kjo datë është lënë mënjanë. Meta tha se ka ardhur koha për një rivlerësim të drejtë të historisë duke rikthyer edhe emrin e rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Kryetari i Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni sipas të cilit edhe këshilltarët bashkiakë të LSI votuan për ndryshimin e emrit të rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Për këtë çështje, nënkryetari i LSI Petrit Vasili tha se kërkesa e këshilltarëve të LSI, për të rikthyer emrin e rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, nuk nënkupton zëvendësimin e emrit të Ibrahim Rrugovës në këtë rrugë.





Të ngjashme