Meta thërret konferencën e kryetarëve
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka thirrur të martën në orën 18.00 të pasdites mbajtjen e Konferences së Kryetarëve të grupeve parlamentare.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se, mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.”
Ndërkaq në duart e ekspertëve të huaj janë dhe propopzimet e demokratëve për projektligjin e Vetting-ut, të cilat do të duhet të diskutohen në komisionin e reformës.
Burime për TV Klan nga Partia Demokratike, nuk konfirmojnë një mbledhje të mundshme të komisionit të reformës në fillim të javës, me argumentin se nuk ka ende një produkt për të cilin të diskutohet në tyrezë.
Tv Klan