Meta thërret në takim ambasadoren e Kroacisë për ekstradimin e Ballist Morinës


Meta thërret në takim ambasadoren e Kroacisë për ekstradimin e Ballist Morinës

14:26 06/09/2017

Presidenti Ilir Meta ka thërritur në takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, në lidhje me çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi.

Kreu i shtetit shqiptar i shprehu ambasadores kroate Sanja Bujas Juraga shqetësimin për sigurinë fizike të Morinës dhe për procesin gjyqësor ndaj tij.

Gjykata e Lartë kroate vendosi pro ekstradimit të Ismail Morinës, por vendimi i fundit mbetet në dorë të ministrit të Drejtësisë së Kroacisë.

Ballist Morina kërkohet nga Serbia për ngritjen e dronit me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, që sipas drejtësisë serbe shkaktoi trazira në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014.

/tvklan.al






Të ngjashme