Meta uron presidentin gjerman
“Do të nxis aktorët politikë në vend për integrimin në BE”
Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Në një letër dërguar Frank-Walter Steinmeier, Meta vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve dhe miqësinë e thellë mes dy popujve.
Kreu i shtetit shqiptar i shpreh mirënjohjen e thellë Seinmeier për qasjen e Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Meta e siguron homologun e tij gjerman se do të nxisë aktorët në vend për reformat dhe plotësimin e kushteve që do të lejojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
“Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Meta./tvklan.al