Meta: Vit i vështirë për turizmin, duhet një plan konkret


Meta: Vit i vështirë për turizmin, duhet një plan konkret

14:16 12/05/2020

Sipas Presidentit Ilir Meta, turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia e koronavirusit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ky vit parashikohet të jetë i vështirë.

“Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare”.

Ky shqetësim i është shprehur Metës nga përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike në vend. Prandaj, Kreu i Shtetit thotë se duhet qartësi dhe një plan konkret në mbështetje të turizmit.

“Që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni.
Me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët, duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik”.

Meta e mbyll postimin e tij duke thënë se duhet të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët./tvklan.al






Të ngjashme