Meta vizitë në Kalabri
Gjatë vizitës së tij në Kalabri Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe homologu i tij Presidenti i Italisë Sergio Mattarella kanë vizituar Kolegjin “Shën Adrianit” ku u pritën dhe u takuan me përfaqësues të arbëresheve në këtë zone.
Të dy krerët e shteteve kanë zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë dhe mbi partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Meta vlerësoi Kolegjin “Shën Adrianit” me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe.
Meta dhe Mattarella përuruan pllakatën kushtuar Heroit tonë Kombëtar, në të cilën janë gdhendur fjalët: “Në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.”
Tv Klan