Metalurgët Elbasan kërkojnë nga qeveria rishikimin e moshës së pensionit (25 Mars 2001)
12500 metalurgë të Kombinatit Metalurgjik Elbasan i kanë kërkuar qeverisë shqiptare rishikimin e ligjit të pensioneve. Shkak për këtë ka shërbyer një studim i kryer në uzinat dhe fabrikat e Kombinatit rreth 2 vjet më parë nga një grup specialistësh, inxhinierësh, metalurgësh dhe sindikalistësh. Sipas këtij studimi del e nevojshme që qeveria shqiptare duhet të marrë në konsideratë vjetërsinë e punës në Kombinat, vështirësinë , ndotjen e lartë, sëmundjet profesionale, moshën e metalurgëve të krahasuar me atë të kolegëve të tyre në mbarë botën.
Në emër të punëtorëve të cilët kanë kërkuar qeverisë që metalurgët e gupit me shkallë të lartë vështirësie të dalin në pension në moshën 42 -vjeçare pasi të kenë kryer 15 vjet punë. Ata të grupit B të dalin në moshën 50-vjeçare me 18 vjet punë dhe grupi C 55 vjeç me 22 vjet punë. Për gratë metalurge është propozuar të dalin në pension të parakohshëm pasi të kenë kryer 10 vjet vështirësi pune.
Sipas ligjit ekzistues i bie që metalurgët të dalin në pension në moshën 58-60 vjeç edhe pse disa prej tyre kanë 20-25 vjet vjetërsi pune./tvklan.al