Metoda që përdorte/ Arrestohet i moshuari, hajdut profesionit
Një i moshuar nga Lezha, hajdut profesionist, ka përfunduar në pranga të policisë së Tiranës. Hile Gjokhilaj, 58 vjeç është autor i të paktën 7 vjedhjeve në dyqane.
Duke përfituar dhe nga mosha, Hile Gjokhilaj përdorte gjithmonë të njëjtën metodë: duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga pëvëmendshmëria e shitësve, merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motor.
58-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë së dyqanit të shtetases I. H., të cilës në 26 tetor i ka vjedhur 20.000 lekë dhe disa artikuj te ndryshëm ushqimor. Në 31 tetor të vitit 2011, Hile Gjokhilaj është arrestuar pasi ka vjedhur banesën e një të moshuari në Elbasan.
Vjedhjet e tjera të Hile Gjokhilaj
1. Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A. M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.
2. Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.
3. Më datë 12.10.2016, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G. Ç., ka marrë disa artikuj.
4. Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.
5. Më datë 30.10.2015, në Babru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
6. Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U. U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
7. Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E. M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj./ tvklan.al