Mezani largohet nga Laçi
Gentian Mezani nuk do të vazhdojë më me Laçin. Lajmin e konfrimon vetë trajneri vlonjat, i cili sqaron se vendimi është marrë për arsye personale.
38-vjeçari mori ekipin kurbinas në fillim të sezonit 2017-2018 duke e mbyllur në vendin e katërt në kampionat dhe mbërritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë e humbur me Skënderbeun. Laçi pritet të gjejë një tjetër trajner që duhet të nisë punën për pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League.
Tv Klan