Miami Beach në Golem, çel sezonin e plazhit – (18 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në Miami Beach sot u çel zyrtarisht sezoni i plazhit. Ky plazh privat në Golem është i hapur gjatë gjithë vitit. Prej nëntë vjetësh, këtu pushojnë rreth dhjetë mijë vetë në çdo sezon vere, ndërsa në të ardhmen pritet që edhe forma dhe brendia e Miamit të Golemit të ndryshojë. Në 5 vjeçarin e ardhshëm, ky breg pritet të kthehet në qytet turistik.
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, ka miratuar projektin përkatës. Qyteti i ri do të kushtojë 11 milion dollarë. Ky investim duket se vërtetë do të realizohet, jo thjeshtë se është privat, por në këtë ceremoni ku u shpall, mori pjesë edhe kryetari i kuvendit Skënder Gjinushi, drejtori i policisë ndërtimore Proletar Roshi, etj./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti