Michael Douglas nderohet me yllin e famës
U deshen 50 vite karrierë në hollivud që aktori Michael Douglas të nderohej me yll në bulevardin e famës. Dhe jo në një vend dosido, por pikërisht pranë atij të legjendës së ekranit, babait të tij Kirk Douglas, tashmë 101 vjeç.
Edhe për vetë Douglas ylli është i vonuar, por fjalimi i tij në ceremoni emocioni të gjithë veçanërisht me falenderimin dhe dedikimin ndaj të atit.
74 vjeçari shoqërohej nga bashkëshortja e tij, aktorja Catherine Zeta-Jones.
Douglas ka luajtur në 60 filma, përfshirë serialin policor the Streets of San Francisco,” trillerin psikologjik “Fatal Attraction” të famshmin “Basic Instinct.
Tv Klan