Michael Flynn kërkon imunitet që të dëshmojë për Rusinë


Michael Flynn kërkon imunitet që të dëshmojë për Rusinë

15:06 31/03/2017

Pas një serie dorëheqjesh në skuadrën e Presidentit Donald Trump, për shkak të lidhjeve të zbuluara me Kremlinin, si Dhoma e Përfaqësuesve, ashtu edhe Senati Amerikan janë duke hetuar mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe jo vetëm.

Një ditë më parë, ish-bashkëpunëtori i Trump, Michael Flynn, i pari që u dorëhoq për lidhje me Rusinë, kërkoi imunitet në këmbim të dëshmisë së tij. Lajmi ndërkohë nuk është konfirmuar nga Senati dhe FBI, por

Wall Street Journal

, citon disa zyrtarë të kenë thënë se Flynn ka dorëzuar kërkesën për imunitet në këmbim të dëshmisë së tij.

Avokati i Flynn ka shpejtuar të sqarojë se me siguri, klienti i tij është në dijeni të diçkaje përderi sa kërkon të dëshmojë.

Ndërkohë, një akuzë e drejtpërdrejt në emër të Putin është lëshuar nga senatori demokrat Mark Warner, i cili tha se Putin dhe Kremlini ndërhynë përmes krijimit të rrjeteve me propagandiste në mediat sociale.

Ligjvënësit amerikanë, si edhe ekspertët hakimeve dhe infektimeve të kompjuterave jo vetëm në zgjedhjet amerikane, por edhe në votimin për Brexit dhe pritet ndërhyrje në zgjedhjet franceze dhe gjermane, duke synuar rrënimin e demokracive perëndimore me rezultat shpërbërjen e BE dhe NATOs.

Tv Klan






Të ngjashme