Michael Jackson nuk ka vdekur?
Fansat e Michael Jackson pretendojnë se ai nuk ka vdekur, e se vdekja e tij është një inskenim i parashikuar nga The Simpsons.
Në vitin 1991, Mbreti i Pop-it, i cili vdiq në vitin 2009 ishte i ftuar tek seriali tejet popullor, në një episod të quajtur Stark Raving Dad dhe disa besojnë se pikërisht kjo seri ishte një shenjë për inskenimin e vdekjes së tij. Në këtë episod, Homer dërgohet gabimisht në një institut të shëndetit mendor ku ndan të njëjtën dhomë me një person të quajtur Leon Kempowsky, i cili pretendon se është Michael Jackson. Bart përhap lajmin për të ftuarin e famshëm në familjen Simpson dhe turma njerëzish rrethojnë shtëpinë e tyre. Por shumë shpejt zbulohet se gjithçka ishte një mashtrim dhe nuk kalon shumë kohë që historia të pushtonte faqet e gazetës, me titull kryesor "Mashtrimi i Michael Jackson". Të apasionuarit pas teorive të konspiracionit tani besojnë se ky episod ishte në fakt një parapërgatitje për mashtrimin që do të bëhej në rastin e vdekjes së tij. Përgjatë viteve, The Simpsons kanë parashikuar disa prej ngjarjeve më të mëdha në botë, si vdekja e gorillës Harambe, sulmet e 11 Shtatorit, apo skandalin e mishit të kalit etj. Sipas asaj që shkruan e përditshmja "The Sun", Michael Turegano, një superfans i Michael Jackson, i cili prej 8 vitesh ka hetuar vdekjen e tij, beson se këngëtari është ende gjallë dhe se episodi i The Simpson ishte mesazh për fansat e tij."Michael donte të linte gjithçka pas dhe të largohej. Seritë e The Simpsons dinë shumë gjëra që do të ndodhë në të ardhmen. Ata e dhanë këtë mesazh qëllimisht",
tha ai./tvklan.al