Michael Phelps nuk di të ndalet
Michael Phelps dominon edhe 200 metra stil i përzier duke marrë medaljen e 22 të artë olimpike në karrierën e tij. Një tjetër hap drejt kthimit të një legjendë jo vetëm në sportin e notit, pasi në total numëron 26 medalje.
Peshkaqeni i Baltimorës e mbylli garën me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 66 të qintat. Phelps dha betejë në 100 metrat e para me rivalin e madh, katër herë kampion i botës, amerikanin Ryan Lochte dhe brazilianin Thiago Pereira.
Në xhiron e fundit, amerikani u sfidua nga japonezi Hagino që e mbylli garën gati 2 sekonda pas tij. Në podium u ngjit edhe kinezi Whang.
Michael Phelps shton edhe një tjetër sukses në lojërat olimpike. Kjo ishte medalja e katërt e artë vetëm në Rio 2016, në po aq gara ku 31 – vjeçari ka marrë pjesë.
Ai u ngjit për herë të parë në podiumin e medaljeve në vitin Olimpiadën e Athinës në vitin 2004, për të vijuar më pas me medalje të artë në Pekin, Londër deri në triumfin e Brazilit. Phelps do të zhvillojë edhe dy gara të tjera 100 metra, stil flutur dhe stafetën 4×100 metra, stil i përzier.
Tv Klan