Michel telefonon Ramën: Çfarë u bisedua
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se për çfarë është folur mes tyre.
Temë diskutimi ka qenë konferenca e parë ndërqeveritare. “Në një telefonatë me Edi Ramën, mezi presim për konferencën e parë ndërqeveritare e cila pritet të mbahet pas adoptimit të kuadrit negociues”, shkruan ai në Twitter.
Më tej Michel thotë se e mirëpret angazhimin e vendit tonë për implementimin e reformave. Një ndër temat e diskutimit mes tyre ka qenë edhe solidariteti i përbashkët mes BE-së dhe Shqipërisë për pandeminë.
Pas Michel, reagoi edhe Rama i cili tha se Presidenti i KiE është një mik i çmuar për Shqipërinë dhe mbështetës i pakursyer i vendit tonë për integrimin europian.
“Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE”, shkruan Rama.
/tvklan.al
In call with @ediramaal looked forward to the first intergovernmental conference to be convened following adoption of negotiating framework
— Charles Michel (@eucopresident) October 30, 2020
Welcomed commitment to EU reforms and implementation
Mutual solidarity during #COVID19 has further reinforced the EU-Albania relationship pic.twitter.com/OXtkyVqn8L