Michelle Obama “asi nën mëngë” i Clinton


Michelle Obama “asi nën mëngë” i Clinton

09:45 28/10/2016

Për herë të parë gjatë kësaj fushate presidenciale, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama, doli në publik së bashku me kandidaten demokrate Hilari Klinton.

Gjatë ndalesës në Karolinën e Veriut, zonja Obama theksoi edhe një herë se Klinton është kandidatja më e përgatitur në historinë e Amerikës, madje edhe më e përgatitur se presidentët Obama dhe Klinton.

Dalja e përbashkët, në shenjë uniteti e Mishelës dhe Hilarit vjen pas dyshimeve që kishte ngritur kandidati republikan Trump se mes tyre nuk ka aleancë politike e aq më pak miqësi.

Zonja e Parë ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane për fjalimet e saj të arrira. Të shumtë janë ata që kërkojnë angazhimin në vetë të parë të saj në politikë.

Tv Klan






Të ngjashme