Miçigan, shqiptaro-amerikanët luten për viktimat e tërmetit


Miçigan, shqiptaro-amerikanët luten për viktimat e tërmetit

08:22 02/12/2019

Në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.

Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.

Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore Nënë Tereza. Në Michigan ndodhet kolegu ynë Burim Goxhuli./VOA







Të ngjashme