Microsoft blen LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë
Microsoft është duke blerë LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë. Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme nga vetë kompania Microsoft.
Kjo e fundit do të paguajë 196 dollarë të ardhura për përfitim. Jeff Weiner, Drejtori i përgjithshëm i LinkedIn do të mbetet i tillë dhe do t’i raportojë drejtpërdrejt Drejtorit ekzekutiv të Microsoft, Satya Nadella. Sipas kushteve të blerjes, LinkedIn do të mbajë “markën e saj, kulturën dhe pavarësinë”.“Ekipi i LinkedIn ka krijuar një biznes fantastik. Së bashku ne mund të përshpejtojmë rritjen e LinkedIn, si dhe Microsoftit dhe Office 365”,
tha drejtori i Microsoft, Satya Nadella. Marrëveshja pritet të përfundojë gjatë këtij viti kalendarik. Nadella i njoftoi punonjësit e Microsoft përmes një emaili, të hënën në mëngjes./tvklan.al