Microsoft: Dështimi i MacBook Pro, fitimi ynë


Microsoft: Dështimi i MacBook Pro, fitimi ynë

00:00 13/12/2016

Kompania e mirënjohur Microsoft thotë se po fiton nga dështimi i laptopit më të ri të prodhuar nga kompania Apple, MacBook Pro. Sipas një posti në blog, krijuesit e Windows thanë se nëntori ka qenë muaji më i mbarë i shitjeve për ta përsa i përket laptopëve.

Një gjuhë e tillë e përdorur nga Microsoft përshtatet me reklamat kundërsulmuese që ka bërë Apple kohët e fundit për ta.

Shumë përdorues të rregullt të laptopëve të prodhuar nga Apple, shprehen se janë shumë të zhgënjyer nga sakrifikimi i aq shumë të mirave të dizajnit të modeleve të mëparshme, vetëm për të prodhuar modelin e ri me të meta./ tvklan.al

 






Të ngjashme