Microsoft futet në industrinë e kanabisit


Microsoft futet në industrinë e kanabisit

11:56 21/06/2016

Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka lajmëruar se është në partneritet me një kompani të fokusuar në industrinë e software-ve për kanabis, të quajtur “Kind Financial”.

Kompania ofron shërbime për kultivuesit e kanabisit, duke i lejuar ata të ndjekin inventarin, për tu informuar mbi ligjet dhe për të ditur transaksionet, të gjitha nëpërmjet sistemeve software.

Ky partneritet shënon bashkëpunimin e parë e një fuqie teknologjike siç është Mircrosoft-i, me industrinë marijuanës së ligjshme.

“Industria e marijuanës ka nevoja specifike për të dhëna që mundësojnë përmirësimin e rritjes së bimëve dhe logjistikën, që ky treg të bëhet më i fuqishëm. Është vërtetë domethënëse që një kompani e një kalibri të tillë ka marrë përsipër rrezikun duke bërë partneritet me një firmë që ndodhet në fushën e kanabis” ka thënë për “New York Times”, Matthew A. Karnes, themeluesi i kompanisë “Green Wave Advisors”, që vepron në fushën e marijuanës./tvklan.al






Të ngjashme