Microsoft mund të duhet t’i paguajë kompensim përdoruesve…


Microsoft mund të duhet t’i paguajë kompensim përdoruesve…

10:51 22/09/2016

Pas shumë reklamave, më në fund keni shkarkuar në kompjuterin tuaj, Windows 10-ën.

Po sikur sistemi i operimit i lancuar nga Microsoft të mos jetë ashtu siç keni shpresuar?

Që kur update i Microsoft Windows 10 u bë i vlefshëm për t’u shkarkuar korrikun e shkuar, kanë ardhur qindra ankesa rreth sistemit të operimit.

Shumë veta janë ankuar se janë “bezdisur” nga Microsoft për update e ri. Megjithëse përdoruesit kanë anashkaluar njoftimet, Windows 10 u instalua automatikisht.

Sapo u instalua, kishte probleme të shumta me printerin, WiFi, të dhënat humbisnin dhe volumi i kompjuterit nuk punonte më.

Në shumë raste njerëzit thoshin se problemet ishin aq të rënda sa u duhej të thërrisnin specialistin t’ua rregullonte.

Sipas të drejtave të konsumatorit, mund të kërkoni riparim ose zëvendësim të pajisjes digjitale që keni blerë nëse, nuk është kualitative.

Nëse keni paguar për upgrade të Windows 10, mund të kërkoni t’ju kthehen paratë tuaja, ta riparoni pajisjen tuaj ose ta zëvendësoni atë./tvklan.al

 






Të ngjashme