Midhjet e liqenit të Butrintit, gjallesat me vlera të mëdha ushqyese (26 mars 2001)
Midhjet që rriten në liqenin e Butrintit është një ndër më të pastrat dhe me vlera ushqyese. Karaakteristikat e ujërave të liqenit bëjnë që kultivimi i midhjes të sigurohet nga ciklat gjatë gjithë vitit. Impiantet e rritjes së midhjeve pas vitit ’90 janë dhënë me qera nga shteti kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për një të tillë. Kërkesat dhe mundësitë për rritjen e saj dhe në trevat jashtë Shqipërisë ngriti një biznes fitimprurës për sarandiotët deri në vitin 1994, vit në të cilin u bllokua eksporti i midhjes. Pasojat u ndjenë menjëherë.
Një pjesë e pronarëve duke mos gjetur treg shitje i braktisën impiantet. Ndërsa një pjesë fare e vogël e tyre mundën t’i mbanin falë përpjekjeve dhe investimeve personale duke siguruar fitime të pakta. Me këmbënguljen e kultivuesve u bënë analizat e midhjes në Bruksel dhe rezultoi se për këtë produkt ekzistojnë të gjitha mundësitë që eksporti të rinisë. Por, ministria përkatëse, nuk pranon të japë licensa dhe të krijojë kushte për eksport./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame