Mijëra Euro e Paund në autobuzin nga Italia
Zbulohen nga policia në portin e Durrësit, arrestohet drejtuesi
78 mijë e 700 Euro, 30 mijë Paund dhe 545 celularë të markave të fundit, që potentoheshin të futeshin në vendin tonë kontrabandë, janë sekuestruar në portin e Durrësit.
Policia i gjeti në një autobuz të nisur nga veriu i Italisë dhe që po hynte në Shqipëri nëpërmjet portit të Barit.
Drejtuesi i mjetit, Ilir Ferruni, 41 vjeç nga Vlora u arrestua, ndërsa policia po heton për të zbuluar burimin dhe destinacionin e parave.
Tv Klan