Mijëra njerëz nga e gjithë bota në varrimin e babait të 12 fëmijëve


Mijëra njerëz nga e gjithë bota në varrimin e babait të 12 fëmijëve

11:34 31/01/2020

Më shumë se 1 mijë persona morën pjesë në funeralin e një burri i cili ishte i famshëm për udhëtimet nëpër botë dhe trajnimin e kuajve, e që kishte plot 140 nipër e mbesa.

Patrick ‘Paddy’ Doran u përcoll për në banesën e fundit në Leeds të Britanisë së Madhe, i rrethuar nga miq e familjarë që kishin udhëtuar nga e gjithë bota për të marrë pjesë në varrimin e tij.

I vendosur në një arkivol prej xhami, kortezhi mortor shoqërohej nga buqeta të mëdha lulesh, karrocë me kuaj etj.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, Doran lindi dhe u rrit në Wexford, në juglindje të Irlandës, përpara se të shpërngulej në West Yorkshire kur ishte në të 20-at e tij.

Ai vuri emër falë aftësive që kishte në trajnimin e kuajve dhe u bë tejet popullor. Ata që e njihnin e thërrisnin ‘Rich’ Paddy Doran.  

Pas një jete të gjatë, babai i 12 fëmijëve vdiq për shkaqe natyrale më 18 Janar, në moshën 91-vjeçare. Ai la pas me qindra anëtarë familjeje dhe bashkëshorten e tij 70-vjeçare Mary.

Varrimi i tij u mbajt të enjten në Kishën Katolike Holy Rosasy, në Leeds, West Yorkshire./tvklan.al






Të ngjashme