Mijëra refugjatë në kufirin Greqi–Turqi


Mijëra refugjatë në kufirin Greqi–Turqi

16:16 29/02/2020

Policia greke përdor gazin lotsjellës

Vetëm pak orë pasi qeveria turke hapi dyert për emigrantëve sirianë që ndodheshin në territorin e saj, kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është mbushur me mijëra refugjatë.

Teksa marrëdhënia midis dy vendeve është e tensionuar, trupat kufitare greke, kanë përdorur gazin lotsjellës për të ndaluar emigrantët e mbërritur nga Turqia.

Në një komunikim me gazetarët, zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur kufijtë e saj.

Në alarm për situatën e krijuar, qeveria greke thirri një takim të jashtëzakonshëm në funksion të menaxhimit të saj.

Edhe Bullgaria është përgatitur për një dyndje emigrantësh duke shtuar praninë e trupave kufitare.

Ndonëse Bashkimi Europian i ofroi fonde Turqisë që të vazhdojë ta pengojë futjen e emigrantëve në Europë, kjo gjë nuk ndodhi.

Vendimi i qeverisë turke erdhi pasi forcat e tyre në Siri u sulmuan nga ushtria e presidentit Basha al- Asad, me mbështetjen ë Rusisë. 33 ushtare turq humben jetën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens, Stoltenberg ka njoftuar mbajtjen e një  mbledhjeje urgjente, të kërkuar më herët nga Turqia.

Tv Klan






Të ngjashme