Mike Tyson dhe Evander Holyfield, sërish në ring


Mike Tyson dhe Evander Holyfield, sërish në ring

18:47 14/05/2020

Mungon vetëm zyrtarizimi, por bota e sportit pritet të shikojë një duel të tretë mes dy sportistëve që kanë bërë historinë e boksit botëror, Evander Holyfield dhe Mike Tyson.

Dëshirës së Tyson për t’u rikthyer sërish në ring i është përgjigjur pozitivisht ish-mbreti i peshave të rënda, i cili ka nisur tashmë stërvitjen për një nga duelet më ikonike të botës së boksit.

Ndryshe nga herët e tjera, armiqtë e famshëm nuk do të luftojnë për të varur në brez një titull kampion, por për të argëtuar njerëzit dhe për të mbledhur sa më shumë fonde, në kuadër të luftës ndaj Covid-19.

Përballja e fundit mes tyre daton në vitin e largët 1997, duel që bëri bujë për veprimin e Tyson, i cili kafshoi veshin e Holyfield duke ia hedhur në tokë.

Vite më vonë Tyson kërkoi falje për atë gjest dhe mes tyre ka një miqësi. Gjithsesi, ringu të jep një tjetër adrenalinë dhe përballë njëri-tjetrit nuk mund t’i kursejnë aspak grushtet. Mike Tyson ndodhet shumë para me përgatitjet për një duel të mundshëm mes tyre.

Është pikërisht ky i fundit që e ka kërkuar një gjë të tillë, por edhe pse në moshën 53-vjeçare, trajneri ikonik i tij, i cili po e ndjek nga afër edhe gjatë këtyre përgatitjeve ka pohuar se fortësia e goditjeve të amerikanit ka mbetur ende, duke të krijuar ndjesinë e një goditje të një 20-vjeçari.

Mike Tyson u tërhoq nga ringu në vitin 2005, teksa një gjë të tillë Holyfield e bëri gjashtë vite më vonë, pas një fitoreje me nokaut ndaj Brian Nielsen.

Klan Plus






Të ngjashme