Mikhail Gorbachev parashikon luftë
Ngjarjet e fundit në nivel global, konfliktet e reja dhe ngërçet në zgjidhjet e krizave anë e mbanë globit kanë shqetësuar jo pak lider dhe ish – udhëheqës në botë.
Por për liderin e fundit të ish – Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbachev, “gjithçka duket sikur po përgatitet për luftë.”
Pohimi i tij vjen në një intervistë për “The Times”, ku 85 – vjeçari ka theksuar se globi sot është i tej mbushur me probleme, politikë – bërësit janë konfuzë dhe në humbje.
Por asnjë problem nuk është më urgjent, thotë Gorbachev, sesa gara e re e armatimeve.
Ish – lideri sovjetik e konsideron situatën aktuale në botë si tepër të rrezikshme dhe thekson se prioritet kyç është të ndalet ky lloj militarizimi. Dhe në fakt, janë gjithnjë e më shumë trupat, tanket apo personeli ushtarak që po i drejtohen Europës.
NATO dhe forcat ruse, si dhe armët që dikur vendoseshin në distancë, tashmë ndodhen më pranë se kurrë. Ndërkohë që buxhetet e shteteve në botë po vuajnë për të gjetur fonde për nevojat esenciale të popullsisë globale, shpenzimet ushtarake janë gjithnjë në rritje.
Tv Klan