Milan e nis me fitore, e shpëton Donnarumma


Milan e nis me fitore, e shpëton Donnarumma

22:35 21/08/2016

Carlos Bacca dhe Gianluigi Donnarumma ishin lojtarët kyç në fitoren 3 – 2 të Milan me Torino. Një debutim i suksesshëm i Vincenzo Montella edhe pse kundërshtari tregoi se nuk është vetëm pjesëmarrës në këtë sezon.

Sulmuesi Bacca ishte shënuesi i vetëm te Milan, në një start të jashtëzakonshëm të Serie A. Në një formë ishte dhe portieri Donnarumma, i cili shmangu një gol në sekondat e fundit.

Ai priti një 11-metërsh duke mbrojtur fitoren e Milan. Arlind Ajeti edhe pse u grumbullua nuk ishte as në stolin e Torino. Mbrojtësi shqiptar pati probleme fizike ditët e fundit.

Tv Klan






Të ngjashme