Milan fitoi 1-0, mban vendin e tretë
Milan fitoi 1-0 në San Siro me Pescaran. Edhe pse rezultati nuk e tregon lojën, kuqezinjtë dominuan ndeshjen.
Goli i vetëm i takimit u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Bonaventura. Në këtë sfidë bënë paraqitje të mirë dy futbollistët e kombëtares shqiptare që luajnë me Pescaran Rey Manaj dhe Ledian Memushaj. Milani u ngjit në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Pescara vazhdon të qëndrojë në vendet e fundit të renditjes.
Roma bëri hap fals ndaj Empolit në barazimin pa gola që favorizon Juventusin duke i dhënë mundësi të shkëputet në vendin e parë.
Atalanta mori fitoren e 3-të radhazi pasi mundi 3-0 në shtëpi Genoan, takim të cilin e dominoi plotësisht. Kurtic ishte heroi i vendasve që realizoi dy gola që në pjesën e pare, ndërsa në fundin e sfidës ishte Gomez që vendosi rezultatin 3-0.
Tv Klan