Milan fiton në kohë shtesë ndaj Romës
Milan bëri një fitore të madhe ndaj Romës ku tregoi dëshirë dhe këmbëngulje për të marrë gjithnjë maksimumin. Suksesi i kuqezinjve në san siro erdhi në minutat e fundit madje në kohë shtesë.
Të zotët e shtëpisë dominuan në pjesën e parë teksa Roma nuk pati asnjë mundësi për të rrezikuar portën e tyre. Në pjesën e dytë skuadra e Gattuzo pati rënie dhe e ka lënë ende me dyshime trainerin.
“Nuk mund të flas për një pikë kthese pas dy ndeshjeve të para. Unë e di se si punojnë djemtë tanë dhe se ne ende kemi nevojë të bëhemi një ekip në disa aspekte. Ne nuk mund të mendojmë se ne do të kontrollojmë çdo lojë kundër çdo kundërshtari. Ne duhet të luajmë topin dhe kjo është thelbësore”.
Meritat në këtë ndeshje ishin të gjitha për Patrik Cutrone. I futur në lojë si zëvendësues në minutën e 84 arriti të shfrytëzonte më së miri një top nga Higuain për ti dhënë Milanit 3 pikë me vlerë përballë një kundërshtari direkt. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sistemi VAR me dy gola të anuluar, nga një për secilin ekip.
Tv Klan