Milan i rekordeve


Milan i rekordeve

23:09 07/12/2020

Nisja më e mirë në Serie A prej sezonit 1954-1955

Milan i Piolit po befason nga java në javë. Me fitoren 2-1 në fushën e Sampdoria arriti fitoren e shtatë radhazi në transfertë, duke përfshirë 2 të sezonit të kaluar të Serie A.

Për një ecuri të tillë duhet të shkojmë në vitin 1964, ndërsa më mirë ka bërë ekipi i Capello në 1993 që realizoi 9 suksese rresht.

Pa humbje në 10 javë kampionat nga të cilat 8 fitore, duhet të shkojmë larg për ta hasur. Milan arrinte diçka të ngjashme në sezonin 1954-1955, kur u shpall kampion.

Edhe pa Ibrahimovicc kjo skuadër ka shënuar, duke e çuar në 30 ndeshje radhazi që e bën në Serie A. Paraqitjet e deritanishme në kampionat e çuan në 5 pikë diferencën me Inter e vendit të dytë dhe 6 me Napoli dhe Juventus që plotësojnë zonën Champions. Rekorde të tjerë pritet të vendosen.

Tv Klan






Të ngjashme