Milan mundi 2-0 Lazion
Milani fitoi me rezultatin 2-0 sfidën me Lazion, e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Kuqezinjtë shënuan nga një gol në secilën pjesë. Ishte kolumbiani Carlos Bacca ai që dërgoi ekipin e Vincenzo Montellas në avantazh në minutën e 37-të, duke shfrytëzuar një gabim të mesfushorit të Lazios Parolo.
Në pjesën e dytë sërish Milani u tregua më i qartë në lojë, çka u finalizua me golin e dytë të shënuar nga Mbaye Niang me 11-metërsh në minutën e 74-t. Për ekipin e Lacios në portë debutoi portieri shqiptar i kombëtarës shpresa Thoma Strakosha, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.
21-vjeçari zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke ndaluar disa raste të rrezikshme të Milanit dhe duke shmangur thellimin e humbjes për kryeqytetasit.
Tv Klan