Milan – Roma, sfida e trajnerëve
Kanë luajtur bashkë, kanë qënë shokë dhome dhe tashme janë si vëllezër, por për 90 minuta, do të përpiqen të dëmtojnë maksimalisht njëri-tjetrin.
Eusebio di Francesco dhe Vincenzo Montella në përballje si trajnerët e Romës dhe Milanit. Sfida e “San Siros” është mjaft e rëndësishme për të dy trajnerët dhe për të dy ekipet.
Teksa Di Francesco i Romës në pozicionin e tij është i qetë, e ardhmja e Montella është në fije të perit. Ndeshja ndaj Romës dhe derbi me Interin do të vendosin fatin e tij. Ish-futbollisti i Romës, në konferencën për shtyp para ndeshjes, tha se e ndjen që në “San Siro” do të fillojë kthesa për Milanin.
Pas humbjes me Sampdorian dhe fitores së vështirë në Europa League me Rijeka, të gjithë presin një Milan konkurues që të bindë ndaj Romës dhe të qetësojë të gjithë ndaj Interit se është në rrugën e titullit, të paktën si një nga pretendentet kryesore.
Nga ana tjetër edhe Di Francesco kërkon suksesin ndaj Milanit për të vënë skuadrën e tij në shinat e pretendentëve për kampion. “Duam të vihemi në garë”, tha tekniku i Romës, që gjithsesi është më i qetë pas tre fitoreve radhazi.
Tv Klan