Milan, superkupa një trofe i merituar
Të qartë dhe të siguritë deri në fund. Edhe pasi kaluan 120 minutat lojë futbollistët e Milan treguan freskinë e tyre në goditjen e 11-metërshave. 5 – 4 rezultati përfundimtar i penalltive, koha e rregullt edhe pjesët shtesë u mbyllën në barazim 1 – 1. Edhe pse superkupa e Italisë nuk konsiderohet një trofe aq i rëndësishëm loja e treguar nga futbollistët e tij e ka bërë të nervozohet trajnerin Massimiliani Allegri. Nga kjo video duket qartë se ai po shfryn ndaj drejtuesve të klubit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Alegri tha se mungoi përqendrimi gjatë gjuajtjes së 11-metërshave pasi Juventus nuk meritoi të humbte në 120 minutat e luajtura.
Nga ana tjetër, tek Milan nuk e kanë fshehur kënaqësinë. Është një trofe që mungonte prej 5 vjetësh.
Trofeu është pritur me ovacione tifozësh në aeroportin Malpensa të Milanos
Heroi i fitores sigurisht që do të mbetet portieri Donnaruma me pritjen ndaj Dybala. Sfida e tij ishte jo vetëm me goditësit e penalltive por edhe me idhullin e tij, Buffon të cilin e mposhti në distancë.
Tv Klan