13:26 26/12/2013 Miley Cyrus është ndër emrat më të përfolur të momentit në muzikën pop. Jo për vokalin, por më shumë për veshjet dhe performancat sa provokuese aq edhe të ekzagjeruara. Gjatë ditës së mërkurë, dolën në internet pjesë nga videoklipi i saj më i fundit “Adore You”, i cili pritet të dalë në treg zyrtarisht javën e ardhshme. Në pamjet e publikuara, Miley shfaqet në shtrat, e veshur me të brendshme ngjyrë mishi, ndërsa nuk mungojnë prekjet që ajo i bën trupit të saj. Këto pamje janë publikuar gjatë ditës së Krishtlindjes. Ajo ka shprehur zhgënjim për publikimit e këtyre sekuencave filmike para kohe. Miley shkruante në Twitter se nëse s`do të kishte ndodhur një gjë e tillë, “Adore You”, padyshim që do të thyente një tjetër rekord klikimesh në internet.