Miley flet për divorcin: Kur lidhja përfundon, ti ke vdekur për mua dhe…
Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja Miley Cyrus rrëfeu mjaft detaje interesante rreth jetës së saj private dhe profesionale. Miley u shpreh se nuk ishte më vegane dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e mbingarkuar me punë.
Si rrallëherë Miley foli edhe për divorcin nga Liam Hemsworth.
“Kohët e fundit sapo kalova një divorc shumë publik që ta “shpif”. Ajo që ta shpif nuk është fakti që unë dhe dikush që unë e doja kuptuam se nuk e donim njëri-tjetrin ashtu si dikur. Unë mund ta pranoj këtë gjë. Unë nuk mund ta pranoj gjithë ato histori që u krijuan. Njerëzit nuk e dinë se çfarë na çoi deri aty”.
Miley më tej shtoi se kur ka mbaruar një marrëdhënie, ajo nuk shikon prapa. Ndonjëherë kjo e bën atë të duket si një person që është e ftohtë dhe jo e mirë.
“Unë jam me të vërtetë në shumë gjëra e çuditshme. Kur lidhja përfundon, përfundon, ti ke vdekur për mua dhe unë vazhdoj tutje”.
Sa i përket jetës së saj sentimentale tani, këngëtarja shprehet se ka mësuar shumë nga marrëdhënia e saj me Liam dhe nuk do bëjë më ato gabime.
“Është më mirë ta dish e dini se çfarë do sepse thjesht nuk jam e interesuar të harxhoj edhe 10 vjet të tjera, siç bëra me dashurinë time të parë”./tvklan.al