Miliarderi akuzohet publikisht


Miliarderi akuzohet publikisht

17:58 25/10/2018

Miliarderi britanik Sir Philip Green është akuzuar për ngacmim seksual. Biznesmeni është përmendur në një artikull të gazetës “Daily Telegraph”, por pa botuar identitetin e tij, ku akuzohej për abuzim seksual dhe racor të stafit.

Një urdhër ligjor pengoi “Daily Telegraph” për të botuar identitetin e biznesmenit. Por, emri i tij u bë sot publik në Parlamentin britanik nga deputeti Peter Hain. Ai tha se është detyra e tij për të denoncuar me emër biznesmenin, duke pasur parasysh natyrën e akuzave të përsëritura.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për të bllokuar publikimin e emrit të tij është ende në fuqi, por deklarata e deputetit e bërë në Parlament, është raportuar gjerësisht në mediat angleze. Peter Hain u shpreh se bërja publike e kësaj çështje është në interesin publik.

“Daily Telegraph” bëri me dije se kishte hetuar prej 8 muajsh akuzat për ngacmim seksuale e kërcënime të bëra nga ana e biznesmenit. /

tvklan.al






Të ngjashme