Miliona paradhënie për klubet e Premier League
Kampionati anglez rrezikon 762 milion paund humbje
Klubet e Premier League do të marrin miliona paund paradhënie sipas pozicionimit në renditje dhe të drejtave televizive për të lehtësuar problemet financiare. Mendohet se vetëm pagat e futbollistëve dhe të punonjësve të tjerë mund të arrijnë edhe më shumë se 20 milionë paund për disa skuadra.
Premier League i i ka në arka pagesat e të drejtës televizive kështu që këto para do të shpërndahen njësoj sikur këtë muaj të jetë luajtur futboll në Angli, edhe pse në fakt kampionatet janë shtyrë për një afat të pacaktuar.
Premier League mund të përballet më humbje financiare deri në 762 milionë paund nëse kampionati nuk do të rinisë.
Vendimi për akordimin e fondeve është si një ndihmë për klubet, para të cilët mund të lëvrohen edhe gjatë muajve të verës nëse nuk do të ketë arkëtime nga rrugë të tjera.
Sipas raportimeve në mediat britanike, Newcastle është klubi me bilancin më të mirë, rreth 15 milionë paund plus, më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier League. Ndërsa Manchester United ka një deficit prej 169 milionësh.
Tv Klan