Miliona të fshehura nga futbollistë dhe klubet


Miliona të fshehura nga futbollistë dhe klubet

12:44 03/12/2016

Miliona dokumente që tregojnë mashtrimet e personazheve apo klubeve të njohura të futbollit për të shmangur taksat pritet të bëhen publike. 12 redaksi të mediave europiane kanë shqyrtuar dosjet 1,9 terrabit, të siguruara nga revista gjermane “Der Spiegel” dhe pritet të shkaktojnë një furtunë, ku janë përfshirë emra të njohur si Cristiano Ronaldo apo Jose Mourinho.

Mediat kanë publikuar vetëm pak detaje ndërsa të dielën do të ketë të tjera të dhëna për kompanitë off-shore, ku përfundonin paratë e personazheve të njohur të futbollit. Sulmuesi i Real Madrid nga viti 2009 deri në 2014, transferoi më shumë se 70 milionë euro në një kompani në Ishujt Virxhin.

74 milionë të tjera shkuan në ditët e fundit të 2014 në një llogari bankare në Zvicër, pasi Cristiano Ronaldo shiti të drejtat e imazhit për periudhën 2015 – 2020. Nga këto të ardhura nga kontratat, Ronaldo ka paguar vetëm pak miliona taksa. Akuzat janë hedhur poshtë nga Jorge Mendes menaxher i sulmuesit, portugez dhe shumë futbollistëve të njohur.

Tv Klan






Të ngjashme