Millosheviç nuk pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale (6 Tetor 2000)
Gjykata Kushtetuese me një vendim të marrë mbrëmë vonë, ka anulluar të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale të 24 shtatorit. Sipas agjencisë zyrtare të Beogradit i ka quajtuar të pavlefshëm votat, numërimin e tyre dhe rezultatet përfundimtare. Në këtë mënyrë fitorja e kandidatit të opozitës për president të Jugosllavisë Koshtunica, është e papërfillshme.
Ende nuk është e qartë nëse anullimi i procesit zgjedhor sipas gjykatës jugosllave do të thotë përsëritje apo mosgjykim derisa presidenti jugosllav Millosheviç të përfundojë mandatin e tij deri në majin e vitit të ardhshëm. Ky vendim i Gjykatës Kushtetutese Jugosllave është shpallur mbrëmë ndërkohë që po sot ishte paralajmëruar marshimi i protestuesve nga Serbia drejt Beogradit.
Opozita ka bërë thirrje prej disa ditësh për një protestë mbarëkombëtare civile për të paralizuar të gjithë vendin deri në pranimin e humbjes së Millosheviç dhe lënien e postit të presidentit Koshtunicës që i fitoi zgjedhjet. Manifestuesit priten të zhvillojnë sot në kryeqytetin serb manifestimin më të madh kundër regjimit të Millosheviç./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame