Milot Rashica kërkohet nga Lacio, Etrit Berisha drejt largimit
Sulmuesi i Kombëtares Milot Rashica mund të vazhdojë karrierën në Serie A. Sipas mediave italiane, Lazio po tenton transferojë kosovarin në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Sipas të njëjtave burime, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Antonio Candrevas, i cili u transferua te Interi.
Përvec Lazios, për Rashicën interesohen edhe disa skuadra angleze. Por ndërsa po afron këtë shqiptar, Lacio mund të largojë një tjetër nga radhët e saj.
Portieri Etrit Berisha nuk do të jetë zgjedhja e parë e Lazios. Sipas “Corriere dello sport” drejtuesit e Lazios dhe ata të Juventusit janë në bisedime për shkëmbim portierësh, ku Sirigu do të ishte zëvendësues i Buffonit, ndërsa Neto zgjedhja e parë e Lazios.
Këto zëra mund ta çojnë Berishën që të kërkojë një skuadër të re, pasi më herët kishte thënë se nëse nuk do të jetë zgjedhja e parë do të largohej nga Lazio. /TV KLAN